09:49 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Marina apo Luana…Ja cila është më e bukura sipas Manushit (Foto)

Marina dhe Luana janë dy motrat e shumë komentuara të showbizit shqiptar, jeta e tyre private është shpesh në vëmendjen e mediave ndërsa prej disa vitesh të dyja janë pjesë e pandashme e ekranit.

Teksa dikur ka qenë Marina krah Edi Manushit, tani ky i fundit është krah Luanës. Por cilën prej motrave ai mendon se është më e bukur?

Këtë pyetje i ka bërë sot Luana gjatë emisionit “Shiko kush luan”, Manushit dhe ai nuk hezitoi të zgjidhte Luanën.

“Marina e dëgjove?”, tha Luana e lumtur që Manushi e zgjodhi edhe pse pritej që ai të zgjidhte Marinën duke qenë se me të ka bashkëpunuar më shumë se 10 vjet.