11:26 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Marrin në përrua mishin e lopës së ngordhur, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar  dy persona në fshatin Busavatë të Kamenicës të cilët kanë marr një lopë të ngordhur nga përroi.

“ Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë marrë mishin nga një lopë e ngordhur, të cilën ankuesi mashkull K/Shqiptar e kishte hedhur në një përrua. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/