19:43 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marseille – Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, çfarë për Valon Berishën

Në një ndeshje dramatike, Marseille është sonte nikoqir i Lazios në ”Stade Velodrome”.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin H, teksa para ndeshjes ka pasur tensione mes tifozëve të të dyja skuadrave.

Dy tifozë të Marseilles dhe një i Lazios kanë mbetur të lënduar pas një përleshje sot në rrugët e Marseilles, transmeton IndeksOnline.

Sidoqoftë, Valon Berisha, ylli i Kosovës që luan te lazianët nuk do të luajë sonte nga minuta e parë, ashtu siç ishte pritur.

Por, në portë starton portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Marseille: Mandanda, Sakai, Kamara, Ocampos, Sanson, Payet, Mitroglou, Strootman, Amavi, Gustavo, Rami.

Lazio: Strakosha, Lucas, Wallace, Parolo, Immobile, Lulic, Caicedo, Savic, Caceres, Radu, Acerbi.

/IndeksOnline/