15:53 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Matuidi për Ronaldon: Ai në Juventus? Kjo do të ishtë e mrekullueshme

Mesfushori francez, Blaise Matuidi ka folur rreth një transferimi të Ronaldos në Juventus.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo është afër “Zonjës së Vjetër”, transmeton IndeksOnline.

Për një transferim të mundshëm të Ronaldos në Torino, ka folur edhe mesfushori i Kombëtares së Francës, Matuidi.

“Ronaldo në Juventus? Do të ishte mrekulli. Është e pabesueshme të luash me një lojtar kaq të madh. Do të ishte jashtëzakonisht fantastike për të gjithë ne”, ka thënë Matuidi.

Ylli i Juventusit do të luaj ndaj Uruguait në fazën e çerekfinales në Kupën e Botës./IndeksOnline/