14:19 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbappe synon ta mposht “idhullin” e tij, Cristiano Ronaldo

Kylian Mbappe thotë se Cristiano Ronaldo ishte heroi i tij i fëmijërisë, por kjo nuk ndodh më.

Mbappe iu dha mundësia të bashkohej me Ronaldon te Real Madridi këtë sezon, por më pas vendosi të bashkohen me klubin e djalërisë, PSG, për një marrëveshje që do të kushtojë 180 milionë euro, kur të bëhet i përhershëm në fund të sezonit.

Dhe Mbappe po shkon me synimin për ta mposhtur portugezin.

“Ai është një hero nga fëmijëria ime dhe ishte e mahnitshme ta takoja kur vizitova Valdebebas. Por, unë jam një person shumë konkurrues dhe gjithçka që dua të bëj është të fitoj, të fitoj, të fitoj. Pra, nuk ka rëndësi se kush është para nesh, ne duam të fitojmë. E admirova Ronaldon kur isha më i ri, por tani kjo ka përfunduar. Tani shkoj në “Bernabeu” për të luajtur dhe për të fituar ndaj ish-idhullit tim. Nga dikush që ka fituar pesë herë “Topin e Artë” ju mund të mësoni shumë. Ai është një lojtar i madh, por Neymar është këtu, te PSG-ja, dhe mendoj se është shumë i ngjashëm dhe praktikisht i të njëjtit nivel si Cristiano Ronaldo. Unë mësoj shumë edhe nga Edinson, Cavani, një golashënues shumë i fortë”, ka thënë Mbappe në një intervistë për Marca. /IndeksOnline/

Temat: