14:33 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbetet vetëm zyrtarizimi, Malcom futbollist i Barcës

Malcolm, lojtari i Bordeaux,  do të bëhet në orët e ardhshme nënshkrimi i tretë i FC Barcelona për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori brazilian ka arritur një marrëveshje me klubin katalanas për pesë sezonet e ardhshme. Klubi francez do të marrë rreth  38 milionë euro plus tre në bonuse,  sipas informacionit që shfaqet në Brazil dhe që e konsiderojnë marrëveshjen të mbyllur.

Malcom  ishte një hap larg nga nënshkrimi me Romën, i cili ofroi 32 milionë euro plus katër bonuse, por më në fund  Barcelona u ndërhyn në ‘ekstremitet’ për të marrë lojtarin.

Malcom ishte në aeroport për të shkuar në Romë kur u paralajmërua të mos merrte fluturimin  për shkak të interesit të papritur të Barçës.

Disa raporte sugjerojnë se dy klubet po hartojnë kontrata dhe lojtari mund të paraqitet në orët e ardhshme për të udhëtuar menjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit. /IndeksOnline/