15:55 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë sipas CIES (Foto)

CIES “Football – Observatory” ka publikuar statistika të reja për mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë në top-5 ligat europiane në 3 muajt e fundit.

Mbrojtësi më i mirë dhe më i suksesshëm gjatë këtyre muajve është Kalidou Koulibaly (Napoli), me 90.4 për qind të vlerësimit.

Pas tij radhiten qendërmbrojtës si, Davinson Sanchez (Tottenham), Nicolas Otamendi (Manchester City) dhe Thiago Silva (PSG), shkruan IndeksOnline.

Mesfushori qendror më i mirë sipas CIES është Christian Eriksen (Tottenham) me 89.9 për qind të vlerësimit, i ndjekur nga ylli i Napolit Marek Hamsik dhe Ilkay Gundogan (Manchester City).

Qendër sulmuesi më i mirë në tre muajt e fundit është Cristiano Ronaldo (Real Madrid), duke lënë mbrapa Gonzalo Higuain (Juventus) dhe Harry Kane (Tottenham).

Sa i përket lojtarëve që luajnë në krah, në mbrojtje po llogaritet Mario Rui (Napoli) si futbollisti më i mirë dhe në mesfushë/anësor, Lionel Messi./IndeksOnline/