11:16 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbyllet aeroporti i Gjenevës

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë Europën Perëndimore kanë shkaktuar sot mbylljen e aeroportit të Gjenevës, njoftuan autoritetet aeroportuale zvicerane.

“Për shkak të kushteve meteorologjike, aeroporti i Gjenevës është mbyllur për trafikun ajror deri në një urdhër të ri”, theksoi aeroporti në faqen e tij të internetit duke këshilluar pasagjerët të mos shkojnë në aeroport për momentin dhe të verifikojnë me kompanitë e tyre ajrore oraret e fluturimeve.Disa centimetra dëborë ka rënë në rajonin e aeroportit të Gjenevës, përfshirë nga erërat e ftohta mëngjesin e sotëm.

Aeroporti tjetër i madh zviceran, ai i Zyrihut dukej më pak i prekur vetëm me disa vonesa të regjistruara në disa fluturime.“Trafiku rrugor dhe trafiku hekurudhor janë bllokuar”, sipas Radio Televizionit Zviceran (RTS).Zvicra ka regjistruar këto ditët e fundit ulje temperaturash rekord me rreth minus 40 gradë Celsius në lartësi.