23:19 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

McLaren lanson veturën luksoze dhe super të shpejtë

Kompania britanike e veturave McLaren ka lansuar veturën që është ndër më luksozet dhe ndër më të shpejta, transmeton Indeksonline.

McLareni i ri është 1035 kuaj fuqi dhe ka vetëm tre ulëse. Si kjo veturë janë krijuar vetëm 106 copa, të gjitha janë shitur tanimë.

Shpejtësia e tij maksimale është 402 kmh, ndërsa çmimi është 1.75 milionë euro. Personat që i kanë porositur do të mund të marrin veturat në vitin 2020./Indeksonline/

Temat: