20:21 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Më Mbaj”, Elhaida Dani dhe Olti (Video)

Elhaida Dani ka publikuar projektin e ri të saj të titulluar, “Më Mbaj”, në bashkëpunim me Dj Oltin.

Muzika është punuar nga Elhaida Dani dhe Zeno, kurse teksti është punuar po ashtu nga Elhaida Dani.

Boocky dhe Olti kanë punuar po ashtu në realizimin e këtji projekti, në një videoklip të realizuar mjeshtërisht nga Federico Mullner dhe Clara Orpelli.

Në një intervistë për Telegrafin ajo ka treguar se projekti është shumë i dashur për të dhe kësaj radhe ajo vjen si kompozitore dhe tekstshkruese, e jo vetëm si këngëtare.

“Gjatë këtyre dy viteve i jam dedikuar një ndryshimi radikal në karrierë, për herë të parë iu dedikova muzikës në teatër. Isha dhe vazhdoj të jem pjesë e Musical-it francez, ‘Notre Dame de Paris’ me Riccardo Cocciante. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme pasi për herë të parë e shoh vetën në skenë jo vetëm duke kënduar, por duke kërcyer dhe aktruar në rolin e ciganes Esmeralda, në një skenë si ajo e Pallatit të Kongreseve në Paris. Përgjegjësi e madhe por dhe emocione të papërshkrueshme!”, rrëfeu këngëtarja Dani për Telegrafin kohë më parë.

Elhaida Dani njihet për potencën vokale të saj dhe paraqitjet skenike. Ajo përfaqësoi Shqipërinë edhe në Eurovision. /Telegrafi/