09:35 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Më shumë se 11 mijë dollarë janë mbledhur për Xhakën dhe Shaqirin (Foto)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me nga 10 mijë franga nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

Por, këtë shumë parash pritet t’ia paguajnë tifozët shqiptarë, të cilët ndihen krenarë me festën që bënë këta futbollistë në ndeshjen ndaj Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Në donacionin e hapur nga shqiptarët, deri më tani janë grumbulluar plotë 11 e 241 dollarë dhe është shumë afër shifrës 25 mijë dollarë.

Përveç Xhakës dhe Shaqirit, dënimin me këto të holla mund ta paguaj edhe Stephan Lichtsteiner.

Kujtojmë që në ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila përfundoi 2 me 1, golat i shënuan kosovarët, Xhaka dhe Shaqiri./IndeksOnline/

https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner – Klikoni në link…