08:42 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Meda momente romantike me bashkëshorten në pushime (Foto)

Duke marrë parasysh se sezona e verës është tejet e zënë për ta, këngëtarët e estradës parapëlqejnë qershorin t’i përfundojnë pushimet me familjen e tyre.

Edhe këngëtari Meda, ka nisur pushimet. Ai ka zgjedhur rivierën turke, ku po kalon ditë relaksi me bashkëshorten e tij, por me ta është edhe çifti i njohur Gili dhe Ilir Berani.


Duket që Meda po e shijon tej mase këtë pushim, pasi së fundmi në llogarinë e tij Instagram ka ndarë edhe momente romantike e lumturie pranë bashkëshortes së tij./Indeksonline/