Mediumi serb reagon pas ”shqiponjës” së Ramosit
Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos e ka festuar golin e tij ndaj Kroacisë me simbolin e shqiponjës.
Ramos e shënoi golin e pestë për ”Furinë e Kuqe” në minutën e 57-të, dhe pastaj festoi në stilin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Dhe pas kësaj, ka reaguar mediumi serb, i cili shkruan se Ramos festoi në të njejtën mënyrë me të cilën Xhaka dhe Shaqiri provokoi futbollistët serb në Kupën e Botës në Rusi.
Ramos!! pic.twitter.com/3HT6AQIHV8
— Hope Of Deliverance (@sad_pa_tako) September 11, 2018
Dhe festimi i Ramos shkaktoi debat të gjerë, madje edhe te tifozët e Kroacisë në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.
Tutje, Kurir shkruan se festa me shqiponjë nënkupton simbolin kombëtar shqiptar – konkretisht, ”Shqipërinë e Madhe”.
Dhe normalisht ky koncept nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe mediat serbe./Indeksonline/