19:02 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Mercedes-AMG Project One shtyhet nga 4 vetë për të shkuar përpjetë

Mercedes-AMG ka prezantuar muaj më parë supermakinën Project One, e cila ka motor të bolidëve të Formula 1.

Kjo makinë tashmë është shfaqur në disa shfaqje të mëdha të makinave, ndërsa ngjarja e fundit u zhvillua në Florida, shkruan IndeksOnline.

Përvec se duket shumë e bukur, gjersa lëviz ngadalë me energji elektrike, Project One duket që ka ngecje për të lëvizur përpjetë.

Kjo ndoshta mund të jetë për shkak se lëngu i baterive ishte shteruar, por sidoqoftë, makina kishte nevojë të shtyhej dhe kjo nuk iu ka ikur krititëve të automobilizmit.