22:58 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi me fjalë të mëdha pas ndeshjes historike (Foto)

Argjentina është kualifikuar tutje në kampionatin Botëror pas fitore kundër Nigerisë.

Lionel Messi nuk ka fshehur emocionet e tij pas kualifikimit historik në një farë mase, pasi erdhi në minutat e funti të një ndeshje në grupe në Botëror ku Argjentina dukej thuajse jashtë.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë ardhur këtu për të gjitha sakrificat që kanë bërë, dhe gjithashtu ata që janë kthyer në Argjentinë, të cilët na kanë mbështetur gjithmonë. Kjo fanellë vjen para çdo gjëje tjetër”, ishin fjalët e liderit argjentinas.