14:53 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Messi me zemër të thyer: Mascherano, zor do ta kem pa ty!

Lionel Messi i ka uruar bashkëlojtarët e tij, Turan, Rafinha e Mascherano për aventurat e reja. Futbollisti më i mirë në botë ka shkruar një mesazh ku shpreh fat për ish bashkëlojtarët e tij, ndërsa më prekës ka qenë me fjalët për Mascheranon.

“Arda, të uroj fat në fazën tjetër të jetës, në vendin tënd. Jam i sigurt se do të jesh i mirë. Rafinha, suksese në Itali, gjithmonë do të mbajë kujtime nga ti. Mascherano, pas kaq shumë lojërash, momenteve që kaluam bashkë, fjalëve që komunikuam, ne duhet të ndahemi. Do të më mungosh shumë. Do të jetë e çuditshme të shkoj në zhveshore dhe mos të jesh ulur në anën time. Por, shihemi së shpejti në ekipin kombëtar” shkruan Messi./Indeksonline/

Temat: