75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi menaxhon Argjentinën! Sampaoli e pyeti: A te aktivizoj Agueron? (Video)

Siç duket po del ashtu si u shkrua në mediat në Argjentinë. Kombëtarja menaxhohet nga Lionel Messi dhe jo nga tekniku, Jorge Sampaoli.

Një moment interesant është kapur nga kamerat, ku thuhet se Sampaoli e pyeti yllin e Barcelonës “a ta inkuadroj Kun Agueron”, shkruan IndeksOnline.

“A te aktivizoj Kun Agueron?”, ishin fjalët e Sampaolit.

Përgjigja e Messit ka qenë pozitive, pasi pas pak minutave, lojtari i Manchester Cityt u inkuadrua në lojë.

Argjentina arriti ta siguronte kualifikimin në fazën eliminim/direkt, pas fitores 2 me 1 ndaj Nigerisë./IndeksOnline/