14:35 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Milan e eliminoi Interin, por në Serie A s’është për kurgja (Video)

Milan përsëri ka dështuar të gjejë rrugën e fitores në kampionatin italian Serie A, gjersa barazoi ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” të shtunën në mesditë.

Kur u duk se skuadra e Gennaro Gattusos po shkonte drejt humbjes së tretë më radhë në Serie A, pasi gjeti veten në disavantazh 0-1 kur Simeone shënoi për vendasit në minutën e 71-të, turku Hakan Calhanoglu barazoi rezultatin për t’ia siguruar Milanit një pikë 25 minuta pa përfunduar ndeshja, transmeton Express.

Fiorentina ishte dominuese përball Milanit, duke e kontrolluar lojën dhe krijuar më shumë, por s’ia doli ta ruante epërsinë e krijuar vonë në ndeshje.

Vendasit radhiten në vendin e tetë në tabelë me 27 pikë, po aq sa Milani në të nëntin.