23:07 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Miliarderi 15-vjeçar vë në shitje Ferrarin e tij “Supreme”

Para disa kohësh një djalosh 15-vjeçar kishte bërë bujë pasi kishte mbështjellë Ferrarin e tij F12 Berlinetta, me skemën e atletëve të tij të preferuar.

Tani ai e ka vënë këtë super-makinë në shitje.

Ferrari F12-Berlinetta është pronë e Rashed Belhasa, biri i një miliarderi nga Emiratet e Bashkuara.

15-vjeçari Belhasa është i njohur në YouTube me “Money Kicks” , ku ka grumbulluar miliona ndjekës.

Makina e tij ka vetëm 11,000 km të kaluara dhe është vënë në shitje për 190,000 dollarë.

Vlen të theksohet që mbështjellësi “Supreme” mund të hiqet, ndërsa makina ka një ngjyrë të verdhë. /IndeksOnline/