14:24 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milot Rashica shkruan për tifozin më të veqantë të Kosovës

Ndër futbollistët më të mirë të Kosovës në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ishte anësori, Milot Rashica.

Reprezentuesi kosovar shkëlqeu në fitoren, 2-0 të Kosovës ndaj Ishujve Faroe në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

E në stadium, ishte i pranishëm edhe një tifoz i veqantë. Një i moshuar bëri tifo të hënën për Kombëtaren tonë, transmeton IndeksOnline.

Për këtë moment emocional, tani ka shkruar edhe Rashica, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

”Foto sa 1000 fjalë”, shkroi Rashica.

Përveç se me Kosovën, Rashica ka treguar paraqitje të mira edhe në Bundesliga me Werder Bremenit./IndeksOnline/

Ndeshja Kosova- Ishujt Faroe, tifozi më i veçantë ishte ky i moshuar