13:10 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mimoza ironizon me zv/ministrat, i përmend ‘pelenat’ (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka ‘thumbuar’ zv/ministrat e Qeverisë së Republikës gjatë një diskutimi që kishte me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi ku ishte duke u diskutuar për grevën e punëtorëve të “Trepçës”.

Ajo shprehu pakënaqësi rreth numrit të madh të zëvendës ministrave të cilët, sipas saj, janë të panevojshëm. Madje, ironizoi duke thënë se të njëjtit nuk mund të kontrollohen se çfarë blejnë me kartela shtetërore, transmeton Indeksonline

“Ju kanë bë zv/minsitrave rrogat e madhe. Sa zv/ministri është del blen me kartelë të shtetit pelena”, tha ajo gjatë diskutimit privat që kishte me Krasniqin, pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës.