09:57 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Miqësore e të rinjëve: Italia mposhtë Shqipërinë në minutat shtesë

Grupmoshat, U-21 të Italisë kanë regjistruar fitore, 3-1 përballë të rinjëve të Shqipërisë në minutat shtesë të ndeshjes.

Humbja, 0-3 nga Sllovakia në javën e kaluar zhgënjeu futbollistët italian, kështu përzgjedhësi i të rinjëve bëri disa ndryshime.

Në miqësoren e zhvilluar dje në ”Sardegna Arena” në Cagliari, trajneri i të rinjëve italian startoi me Patrick Cutrone dhe mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli, transmeton IndeksOnline.

Ishte Federico Dimarco që zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, teksa Shqipëria barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 90-të përmes Giacomo Vrionit.

bandicam 2018-09-11 18-58-37-910

Në minutat shtesë, të rinjët italian shënuan dy gola të shpejtë përmes Alessandro Murgias dhe Vittorio Pariginit.

Itali 3-1 Shqipëri

Dimarco 27 (I), Vrioni 90 (SH), Murgia 93 (I), Parigini 94 (I)

Italy U-21: Audero; Depaoli (Calabria 57), Luperto (Marchizza 76), Mancini (Romagna 67), Dimarco; Pessina, Locatelli (Murgia 57), Mandragora; Vido (Cassata 76), Cutrone (Cerri 37), Orsolini (Parigini 67)

Albania U-21: Selmani; Kryeziu, Tafa, Kumbulla, Hakaj (Ndau 80); Selahi (Zejnullai 70), Mucolli (Ramadani 46); Ademi, Bare (Shefiti 80), Sulejmanov (Abazaj 46); Vrioni./IndeksOnline/