19:55 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mo Salah viziton hotelin e Mourinhos – zbulohet arsyeja e gjithë kësaj

Mohamed Salah është parë në hotelin ku Jose Mourinho jeton – dhe arsyeja e kësaj tashmë është zbuluar.

Ylli i Liverpoolit, Salah, i veshur me shumë stil, është parë në ”Lowry Hotel” në Mançester.

Mourinho ka jetuar në këtë hotel që prej kur mori drejtimin e Man Unitedit duke e përdorur si bazë për t’i takuar lojtarët para ndeshjeve si vendas.

Salah nuk ishte këtu ta vizitonte Mourinhon, por për ta parë bashkëkombasin e tij, Ramadan Sobhi, i cili luan për Huddersfieldin, transmeton IndeksOnline.

Mourinho është nën presion në ”Old Trafford” dhe sot akuzoi disa lojtarë që nuk janë të fokusuar siç duhet pas startit zhgënjyes të këtij sezoni.

Man Unitedi kërkon që të reagojë pas kësaj me një fitore në ndeshjen e nesërme ndaj Valencias në kuadër të Champions League pas barazimit me Wolves, humbjes nga Derby dhe West Hami./IndeksOnline/