11:55 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Modeli i ri i Rolls-Royce bëhet hibrid

Modeli i ri i Rolls-Royce, Cullinan, që ishte prezantuar para nja viti e gjysmë, tashmë do të jetë edhe hibrid. Deri më tani, nuk ka detaje mbi makinën dhe është e paqartë nëse britanikët do të përdorin një sistem hibrid nga kompania mëmë “BMW” ose do të zhvillojnë një njësi krejtësisht të re të energjisë.

Arsyeja kryesore për përmirësimin e “Cullinan” është dëshira e konsumatorëve të “Rolls-Royce” për fuqi më të madhe.

Përveç kësaj, versioni hibrid do të mundësojë zvogëlim të konsumit të karburantit.

Nëse “Cullinan” merr një sistem hibrid, do të jetë versioni më i fuqishëm i “SUV” luksoz. Tani modeli vjen me një V12 6.75 litërsh, e cila zhvillon 563 hp dhe 850 Nm. Modifikimi hibrid do të ketë mbi 600 hp./Indeksonline/

Temat: