14:31 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Dënimi i deputetëve të VV-së i padrejtë dhe absurd

Për dënimin që sot iu shqiptua deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës ka shkruar edhe ish-sekretari i Lëvizjes Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se ky dënim sa është i padrejtë por edhe absurd.

Sipas tij në Kosovë po arrestohen dhe dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë shihen nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë.

Postimi i Molliqajt në Facebook:

Dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd.

Është i padrejtë sepse këta deputetë e mbrojtën Republikën pikërisht kur ajo rrezikohej përmes Zajednicës dhe Demarkacionit.

Ndërsa, është absurd sepse vet Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Zajednica bie ndesh me dhjetëra nene të Kushtetutës sonë. Në anën tjetër, komisioni i ri shtetëror vërtetoi se marrëveshja për Demarkacionin ishte gabim.

Në vendin tonë sot po arrestohen e dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë i shohim nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë.

Por kjo duhet dhe do të ndërroj shpejtë. Sepse Kosova duhet të zhvillohet e të ecë përpara pa krim e korrupsion.