08:41 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Ramos largohet nga fusha për të shkuar në tualet (Video)

Edhe pse skuadra po luftonte për të gjetur rrugën e fitores, kapiteni i “galaktikëve”, Sergio Ramos ka pasur nevojë që të shkonte në tualet dhe nuk ka nguruar që ta bëjë këtë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidane i kishte kryer të tria zëvendësimet.

Pas pesë minutash, mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Realit është rikthyer në fushën e lojës dhe dukej qartë që kishte hequr një barrë të rëndë, sepse edhe dialogu me trajnerin e tij, e tregonte qartë atë.

Zinedin Zidane qeshi dhe e mirëkuptoi në fushë, por pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, nuk nguroi që ta thoshte troç: “Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”. Madje, edhe vetë mbrojtësi, me një postim pranoi: “Kur natyra të therrët…”.

Në fund skuadra e Realit fitoi me rezultat 2 me 1, me dy golat e Cristiao Ronaldos./IndeksOnline/