Momenti në Superkupën e djeshme që dëshmoi se Bale nuk do të jetë ”Ronaldo” i Real Madridit
Real Madridi nuk ka pësuar kurrë katër gola nën urdhrat e trajnerit francez, Zinedine Zidane.
Fatkeqësisht, për Julen Lopetegui ndodhi në ndeshjen e tij të parë kompetitive dhe atë nga rivali lokal, Atletico Madrid.
Një gjë e cila e bën më të këndshëm këtë triumf të Atleticos është shënimi i katër golave ndaj skuadrës së ”tradhëtarit” të tyre, Thibaut COurtois.
Por, përkundër fitores, 4-2 të Atleticos, këtu kishte një moment ku tifozët e Real Madridit duhej të vlerësonin nëse Gareth Bale ka aftësi për ta zëvendësuar Cristianon Ronaldon.
Pas një ore lojë, kur rezultati ishte 1-1, u akordua një penallti për Real Madridin pasi Juanfran e preku topin me dorë.
Dhe pavarsisht se Bale startoi nga minuta e parë, Sergio Ramos e akordoi penalltinë, të cilën e konkretizoi me gol.
Normalisht se kjo gjë dëshmon se Bale nuk ka forcë që ta mbajë përgjegjësinë e skuadrës mbi supe, atë që CR7 e bënte gjithnjë.
Është e pamundur që kështu të rritet reciprociteti i Bales në Bernabeu, por pasi që ka qenë në hijën e Ronaldos për kaq vite, kjo gjë është normale.
Dhe tifozët e Real Madridit në rrjetet sociale kanë kërkuar që penalltitë t’i gjuajë anësori uellsian./IndeksOnline/