16:47 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Mourinho: Liverpooli, ndoshta skuadra më e frikshme momentalisht në Evropë!

Jose Mourinho e ka vlerësuar Liverpoolin si njëren nga tri skuadrat më të frikshme në Evropë momentalisht. Trajneri portugez ka thënë se e vlerëson këtë ndeshje si të gjitha të tjerat pasi që janë në pyetje pikët dhe jo rivaliteti.

“E kam përgatitur skuadrën sikur të donim të luanim ndaj Sevillës, Brightonit, apo secilës skuadër tjetër. Nuk mendoj se është loja më e rëndësishme e sezonit, por të rëndësishme janë vetëm pikët. Bëhet fjalë për dy skuadrat më të mëdha angleze, nga më të mëdhatë edhe në botë. Synimi im është të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë. Do të përballemi me një skuadër është prapa nesh me pikë, por ndoshta është nga skuadrat më të frikshme aktualisht në Evropë” ka thënë Mourinho./Indeksonline/