23:55 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho: Një mik i imi më tha, nëse bie shi nesër në Londër është faji im

Jose Mourinho ka akuzuar mediat dhe kritikët se kanë nisur një aksion për ta shkarkuar atë nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, pasi skuadra e tij bëri luftë dramatike për të fituar me një përmbysje 3-2 ndaj Neëcastle Unitedit.

“Jam 55 vjeç dhe është hera e parë që shoh këtë gjueti për të më hequr qafe. Unë mund të jetoj me këtë, disa lojtarë jo. Rashford dukej i mërzitur në fushë, McTominai ishte i friksuar. Gabimet që ata bënë nuk janë normale. Në pushim i premtuam njëri-tjetrit se do të jepnim gjithçka. Një profesionist nuk mund të premtoj se do të fitojë, por se do të jap gjithçka në fushë.”

“Siç më tha edhe një mik këtë mëngjes, nëse bie shi nesër në Londër, është faji im. Brexit, është faji im. Duhet të jem gati për këtë. Shumë ligësi dhe aksion për të më shkarkuar mua”, tha Mourinho.

“Në fund ne e fituam ndeshjen dhe mendoj se e merituam. Edhe tifozët e merituan, mendoj”, shtoi ai.

Temat: