08:12 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mourinho ”shpërthen” në konferencën për shtyp pas humbjes, 0-3 nga Spurs

Jose Mourinho ”shpërtheu” në konferencën e tij për shtyp pas humbjes, 0-3 nga Tottenhami.

Një gol me kokë nga Harry Kane dhe dy gola nga Lucas Moura nënkuptojnë startin më të dobët të Man Unitedit në 26 vitet e fundit.

Gjithashtu, kjo ishte edhe humbja më e thellë në karrierën e Mourinhos – në ndeshjet si vendas.

Dhe konferenca për shtyp ishte më një storie më ndryshe, transmeton IndeksOnline.

Portugezi i krahasoi tre golat e pësuar nga Spurs me tre titujt e fituar të tij në Premier League, më shumë se 19 trajnerët tjerë në kampionat.

Pasi kërkoi respekt nga gazetarët, Mourinho e lëshoi sallën e konferencës. Dhe kështu përfundoi./IndeksOnline/