17:39 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Munishi i përgjigjet Abedin Januzajt: Mundem me qenë i papërgjeshëm, por jam krenar që jam shqiptar

Abedin Januzaj, babai i futbollistit të Belgjikës, Adnan Januzaj kritikoi ashpër dy analistët dhe trajnerët kosovar, Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin.

Ai i quan shumë njerëz të papërgjeshëm dhe me një karrierë të dështuar, si futbollistike ashtu edhe si trajner.

IndeksOnline, kontaktoi me trajnerin kosovar, Ismet Munishi, i cili tha se mundet me qenë i papërgjeshëm por ndihet krenar që është shqiptar.

“Mundem me qenë i papërgjeshëm, por jam krenar që jam shqiptar. Djali im nëse bëhet një futbollist do të luaj për Kosovën. Dhe çdo gol që ai e shënon, do ta festojë me shqiponjë”, ka thënë Munishi.

I gjithë ky debat erdhi fal një deklarate të futbollistit të Real Sociedad, Adnan Januzaj, i cili tha se ndihet dhe është belg./IndeksOnline/

Babai i Januzajt i quan amatera Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin (Video)