10:09 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Mustafi thotë fjalët e para si lojtar i Schalkes

Shkodran Mustafi gjatë mbrëmjes befasoi me lëvizjen te klubi i ri, Schalke 04.

Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, mbrëmë zyrtarisht u largua nga Arsenali, duke nënshkruar kontratën me ekipin nga Bundesliga, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti shqiptar, sot, gjatë ditës dha komentin e parë për transferimin në Schalke.

Ai ndihet tejet i lumtur dhe mezi pret të luajë në Bundesliga.

“Jam shumë i lumtur dhe i privilegjuar, që do ta bartë fanellën e kaltër. Fat për ju”, ka thënë Mustafi.

Mustafi e nisi karrierën te Hamburgu, duke vazhduar më pas në klubet; Evertoni, Sampdoria, Valencia dhe Arsenali./IndeksOnline/