22:52 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Napoli shfrytëzon gabimin e Juves, ndalet Lazio (Video)

Napoli ka mposhtur Genoan me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A, shkruan indeksonline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Raul Albiol në minutën e 72-të.

Në ndeshjen tjetër, Lazio ka barazuar kundër Bolognas me rezultat 1-1.

Simone Verdi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e tretë, ndërsa barazoi Lucas Leiva në minutën e 16-të.

Napoli grumbullon 73 pikë, dy më pak se Juventus, ndërsa Lazio mbetet në pozitën e pestë me 54 pikë, një më pak se Interi dhe katër më shumë se Milan. /IndeksOnline/