09:14 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Narkomani nga Gjilani rrah nënën e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka rrahur nënën e tij dhe se i është gjetur substancë narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën nënën e tij femër K-Shqiptare, gjithashtu tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar (0.8 gramë) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka theksuar policia në raportin 24 orësh. /Indeksonline/