08:23 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

NBA: Derbi i takon Warriorsav (Video)

Golden State Warriors ka mposhtur nën-kampionin, Cleveland Cavaliers me rezultat 118 – 108.

Dy skuadrat tani janë bërë më të rrezikshmet në NBA – edhe në këtë ndeshje “dhëmbët” i tregoi klubi i Warriorsav, shkruan IndeksOnline.

Për fitoren e Warriors u përkujdes Kevin Durant, i cili ishte njeriu i ndeshjes me 32 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Kurse në anën tjetër, pikë të njëjta me Durantin kishte edhe LeBron James – 32 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Stephen Curry me 23 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Fitore gjatë kësaj mbrëmje arriten edhe Oklahoma City, Indiana Pacers dhe Los Angeles Clippers./IndeksOnline/