19:31 / E Premte, 12 Tetor 2018

Ndeshja Kroaci-Angli do të luhet pa tifozë, mësoni arsyen

Sonte zhvillohet ndeshja mes Kroacisë dhe Anglisë në kuadër të kompeticionit Liga e Kombëve.

Ndeshja do të luhet në stadiumin HNK Rijeka por do të jetë me dyer të mbyllura pa tifozë. Përkundër kësaj me qindra tifozë anglez kanë udhëtuar drejt Kroacisë, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse nuk do të ketë tifozë është se UEFA në vitin 2016 kishte dënuar Kroacinë me dy ndeshje pa tifozë pas incidenteve në ndeshjen kundër Italisë.

Ndeshja e radhës e Kroacisë si vendas do të jetë në nëntor kundër Spanjës dhe do të jetë e hapur për tifozë./Indeksonline/