11:03 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndeshja, Prishtina – Gjilani përmbyllë javën e parë në Superligën e Kosovës

Prishtina – Gjilani, është ndeshja përmbyllëse e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pasi u mposhtë në Supekupën e Kosovës nga Drita, Prishtina synon që sezonin, 2018/19 ta nisë me fitore.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa e fillon sonte sezonin e ri në një përballje interesante ndaj Gjilanit, transmeton IndeksOnline.

Nikoqir i kësaj ndeshje është stadiumi i rinovuar, ”Fadil Vokrri”, stadium në të cilin Drita triumfoi ndaj Prishtinës në Superkupë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:45 dhe Prishtina shihet si favorit ndaj skuadrës nga Gjilani.

Përndryshe kjo do të jetë ndeshja e parë e Prishtinës në stadiumin e rinovuar në Superligë./IndeksOnline/

Image may contain: 19 people, people standing and outdoor