11:14 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndodh në Angli: Futbollistët pastrojnë fushën të mbuluar me borë (Video)

Lojtarët e Peterborought kanë pastruar fushën të mbuluar me borë për ta shpëtuar ndeshjen nga ndërprerja.

Ish-lojtari i Newcastle, Steven Taylor dhe Junior Morias ishin dy futbollistët që filluan ta largonin borën me shpejtësi nga tereni, transmeton IndeksOnline.

Ku kishin mbetur edhe 15 minuta deri në fund të takimit, bora zbardhoi fushën dhe u bë e vështirë pamja e vijave, të cilat u pastruan shpejtë nga futbollistët.

Ndeshjen në fund e fitoi skuadra e Peterborought kundër Walsall me rezultat 2-1.

Pamje të tilla kemi parë edhe në Kosovë gjatë këtyre ditëve, pas bora e madhe ka mbuluar shumicën e stadiumeve./IndeksOnline/