18:19 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndodhë në Kosovë, KEDS-i lë pa rrymë xhudistët europian

Disa xhudistë kulminant nga vendet e ndryshme europiane kanë ardhur në Kosovë për t’u stërvitur me Driton Kukën dhe xhudistët tjerë kosovar.

Por, për fat të keq atyre iu ka ndodhur një gjë e “pazakontë”. Gjatë stërvitjeve iu është ndalur rryma, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Kuka përmes rrjeteve sociale.

“Si për inat, ndalet rryma në kohën e stërvitjeve. Fort keq, dimër i ftohet – për ndriçim ia dalim disi, por temperatura po shkon në minus gradë”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

Kuka thotë se ata janë mësuar me këto kushte, “por çfarë do t’i bëjmë mysafirëve të cilët vështirë se do të vijnë prapë në Kosovë për përgatitje”./IndeksOnline/