09:33 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Në vitin 2012 kërkonte punë, tani është finalist i Championsit [Foto]

Rritja e pabesueshme në karrierën e mbrojtësit të Liverpool, Andrew Robertson, nga skuadra shpresëdhënëse në finalistin e Ligës së Kampionëve, duket se është përmbledhur në mënyrë të përkryer në një publikim të tij në Twitter vetëm gjashtë vite më parë.

Atëkohë 18-vjecar, Robertson ankohej për mungesë të parave ndërsa përpiqej të hynte në botën e futbollit profesional.

Në publikim e tij në Twitter në vitin 2012, ai shkroi: “Jeta në këtë moshë është një mbeturinë, pa para. Kam nevojë për punë” .

Në atë kohë, Robertson ishte në ekipin e të rinjve tek Queen’s Park në Skoci.

Vitin e kaluar Liverpooli vendosi të paguante nëntë milionë euro për ta transferuar në Anfield dhe nuk kishte gabuar.

Robertson tani është njëri nga mbrojtësit më të mirë të majtë në Ligën Premier dhe e ka forcuar shumë Liverpoolin në fazën defensive./IndeksOnline/