21:31 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / GF

“Neglizhim total”, Galushi tregon se si erdhi deri në shkarkimin e Veshall

Erxhan Galushi, kryetari i LPRK-së, ka treguar se si erdhi deri në shkarkimin e Sejnur Veshall ka pozita e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit.

Ky i fundit, pas shkarkimit tha se vendimi i shefit të Qeverisë erdhi pasi këtë kërkesë e kishte bërë partia të cilës i takon.

Galushi thotë se Veshall ka dashur vetë të largohet nga posti, për shkak të veprimeve të tij.

Ky është statusi i plotë:

SQARIM

Vendimmarrja e subjektit politik LPRK, për largimin nga detyra e zëvendësministrit të MKRS-së, z.Sejnur Veshall, ka qenë pikërisht për shkak të neglizhimit total për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.

Në fakt, për një çështje të këtillë, u pata dorëhequr edhe vetë nga pozita e zëvendësministrit, në kohën kur kam përfaqësuar subjektin tjetër politik nga radhët e komunitetit rom. Pra, nuk kishte bashkëpunim.

Prandaj, një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj!

Prandaj, lirisht mund të them se, z.Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij!

U befasova me shkrimin e tij në rrjetin social FB që kinse për shkak të çështjeve personale e pasna kërkuar largimin e tij!

Asnjëherë! 

Sejnurin, e njoh që nga fëmijeria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk  e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar.

Me marrjen e këtij vendimi, kryesia e subjektit politik LPRK, dhe unë si kryetar i saj, kurr dhe asnjëherë nuk kemi thënë qe ta largojmë nga partia në përgjithësi.

Çfarëdo vendimi i tij është i mirësardhur për subjektin tonë politik, LPRK.

Çfarëdo e thënë tjetër për largimin e tij në drejtim të subjektit politik LPRK, dhe meje si kryetar të saj, e them me përgjegjësi të plotë që ështe një dezinformat e madhe.

Për informimin tuaj, kushdo që do ta zëvëndësoj ish zv.ministrin e MKRS-së, z. Veshall, ju garantoj që do të jetë personi i cili po ashtu ka kontribuar më shumë se njëzet vite në promovimin e kulturës rome dhe jo vetëm.

Kultura, është rezistenca unike e komunitetit rom.

Do të ishte e dhimbshme që ajo të m’varët vetëm nga promovimi i një individi!

Me respekt,

Kryetar i Subjektit Politik – LPRK

Erxhan Galushi