10:49 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

“Nervozohet” Florentino Perez, ka gati revolucionin

Real Madrid është jashtë objektivave që kishte në fillim të sezonit pasi u eliminua nga Kupa e Spanjës, ndërsa në La Liga në garë e mban vetëm “matematika”.

E vetmja shpresë për Los Blancos është Liga e Kampionëve, megjithatë në 1-8 e finales për kundërshtar do ta ketë PSG-në në formë.

Sulmi i skuadrës edhe pse me shumë yje nuk po bind këtë sezon, me Ronaldon dhe Benzema jashtë formës së dikurshme.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Realit, Florentino Perez kërkon revolucion në skuadër, ku nuk do t’i kursej as yjet, shkruan indeksonline.

Neymar nuk është i kënaqur në PSG, dhe Reali do të mundohet të përfitoj prej situatës për ta bindur brazilianin të transferohet në Santiago Bernabeu në vend të Ronaldos.

Kane i Tottenhamit është një futbollist i preferuar nga drejtuesit e skuadrës së bardhë dhe është pretendent për ta marrë numrin 9.

De Gea i Manchester United ka vite që kërkohet nga Reali dhe gjatë verës mund ta shohim me fanellën e klubit spanjoll.

Gjithashtu edhe Zidane nuk e ka më vendin të sigurt, pasi që po mendohet se në vend të tij drejtimin ta marrë Mauricio Pochetino.

Afati kalimtar i verës së vitit 2017 do të jetë shumë i “nxehtë” për Realin, duke kaluar shumën e shpenzuar në vitin 2009, kur në Bernabeu u prezantuan Ronaldo, Kaka, Alonso, etj. /IndeksOnline/