Nervozohet gruaja, burri transformon kopshtin e shtëpisë në pistë për “drift”
Kur entuziastët e makinave parashikojnë shtëpinë e tyre të ëndrrave, zakonisht është një shtëpi me garazh të madhe e me plotë makina, ose potencialisht ndonjë lift i ndërtuar për t’i bërë projektet e tyre më të lehta.
Sidoqoftë, Takeshi Teruya ka shkuar në tjetër nivel, duke ndërtuar një pistë për drift rreth shtëpisë së tij. Është e panevojshme të thuhet: gruaja nuk ishte e lumtur.
Teryua me origjinë nga Japonia u transferua në Hamilton të Zelandës së Re në vitin 2007, ku vazhdoi studimet e tij dhe poashtu mori pjesë në gara të ndryshme për drift.
Ai nuk u shqetësua për fqinjët, pasi shumica e njerëzve rreth lagjes ishin dashamirës të makinave, përfshirë edhe ish-shefin e tij. /IndeksOnline/