22:38 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër qendra e Prishtinës pa ujë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e rrugës “Fehmi Agani” se nesër nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këtë lagje.

Sipas komunës, gjatë kësaj kohe do të instalohet rrjeti i ri i ujësjellësit në këtë rrugë./Indeksonline/