18:28 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Neville i thotë Gimenezit: Pse po qan? Ky është turp!

Kombëtarja e Uruguait është eliminuar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Uruguai u mposht 0 me 2 nga Franca, kjo e fundit siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Në minutën e 88’të, kamerat kapën mbrojtësin e Uruguait, Gimenez duke derdhur lotë.

Për këtë ka reaguar legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville.

“Unë jam për pasionin dhe emocionet. Për çfarë po qan? Kjo është e turpshme, kanë mbetur edhe 5 minuta dhe ju mund të shënoni dy gola”, ka thënë Neville gjatë komentimit të ndeshjes.

Golat për ekipin e Francës i shënuan: Griezmann dhe Varane./IndeksOnline/