18:04 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Neymar: Më mungojnë Messi dhe Suarez

Neymar, Messi dhe Suarez formuan një nga treshet më të mira në historinë e futbollit.

Barcelona fitoi disa tituj me këtë treshe, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Neymar e la Barcelonën në verën e vitit 2017 dhe u bë futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave kur iu bashkua PSG-së.

Braziliani ka qenë fenomenal që nga transferimi në Ligue 1, por ka qenë i lidhur me një kthim prapa në Spanjë.

Megjithatë, ai është i lidhur me një kalim tek rivalët e Barcelonës, Real Madrid.

“Më mungojnë Messi dhe Suarez” . “Miqësia që kishim ishte dicka shumë e bukur. Ajo që më mungon nga Barcelona dhe në lidhje me Barcelonën janë ata dy, për shkak të kënaqësisë që kishim në baza ditore” , deklaroi Neymar.

Neymar mund të luaj në Bernabeu në të ardhmen,por duket gjithnjë e më pak e mundshme që 26 vjecari të kaloj tek ‘Los Blancos’ këtë verë. /IndeksOnline/