16:12 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Neymar përlotët pas golit të shënuar (Video)

Neymar arriti të gjejë golin e parë në Kupën e Botës në Rusi në ndeshjen kundër Kosta Rikës.

Sulmuesi i PSG-së shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 duke fituar ndeshjen e parë këtë kompeticion, shkruan indeksonline.

Neymar nuk u përmbajt nga lotët pas përfundimit të ndeshjes.

26 vjeçari është vlerësuar shumë për këtë kompeticion, mirëpo deri më tani nuk e ka gjetur shkëlqimin e shumëpritur. /IndeksOnline/