15:48 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Nga 18 shkurti, mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët se nga 18 shkurti do të mbyllet për qarkullim edhe një segment i rrugës “Zahir Pajaziti”, shkruan Indeksonline.

Kjo për arsye të vazhdimit të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit.

Gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap.

Njoftimi i plotë:

Njoftim: Nga 18 shkurti mbyllet për qarkullim edhe një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti”

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se për shkak të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, duke filluar nga data 18.02.2021 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve edhe një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, segmenti i Rrugës “Zahir Pajaziti” nga kryqëzimi i Rrugës “Dr.Bajram Krasniqi”, kryqëzimi i rrugës “Ilir Konushefci” deri te kryqëzimi  i Rrugës “Xhemajl Mustafa”, do të mbyllet për qarkullim të automjeteve duke filluar nga data 18.02.2021, deri në përfundimin e punimeve.

Gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!