13:06 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga A deri në J – këto janë grupet e kualifikimeve për Euro 2020

Në mesditën e sotme, në Dublin, është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Në këtë fazë, do të jenë gjithsej 10 grupe dhe do të marrin pjesë 55 Kombëtare.

Kosova do të garojë në grupin A, ndërsa Shqipëria është e vendosur në grupin H, transmeton IndeksOnline.

Fituesja e kësaj gare në vitin 2016, Portugalia është e vendosur në grupin B, ku para vetes do ta ketë Serbinë, Ukrainën, Lituaninë dhe Luksemburgun.

Grup tjetër interesant është edhe C, ku janë të vendosura Gjermania, Holanda, Irlanda e Veriut, Estonia dhe Bjellorusia.

Përndryshe, në foton e mëposhtme mund t’i shihni të gjitha grupet e kësaj faze./IndeksOnline/

Temat: