09:50 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nis transmetimin seriali më i ri “O Sa Mirë Kids”

“O Sa Mirë” po qëndron tash e disa vite në mesin e serialeve më të pëlqyera humoristike në Kosovë.

Pas gjithë këtyre sukseseve, në Klan Kosova tashmë vjen edhe seriali i ri humoristik për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”.

Ditën e djeshme është transmetuar edhe episodi i parë i tij, ku të gjithë aktorët janë fëmijë.

Ndryshe, me transmetim ka nisur edhe sezona e re e serialit tashmë shumë të njohur me të rritur, “O Sa Mirë”./Indeksonline/